Rubin: Nuk kishte kontroll dhe komandë efektive të UÇK-së

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin kadeklaruar se nuk kishte një kontroll dhe komandë efektive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), derisa theksoi se kishin bërë vlerësim të strukturës organizative. Gjatë ditës së dytë të dëshmisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, Rubin tha se Hashim Thaçi nuk ishte drejtues ushtarak i UÇK-së dhe se këtë e kishte kuptuar vet përgjatë tri ditëve sa kishte qëndruar në Kosovë.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin kadeklaruar se nuk kishte një kontroll dhe komandë efektive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), derisa theksoi se kishin bërë vlerësim të strukturës organizative. Gjatë ditës së dytë të dëshmisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, Rubin tha se Hashim Thaçi nuk ishte drejtues ushtarak i UÇK-së dhe se këtë e kishte kuptuar vet përgjatë tri ditëve sa kishte qëndruar në Kosovë.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, Rubin u pyet nga gjyqtari Barthe se “nga e dini ju që ishte krahu ushtarak që duhet të merrte vendim”, për çka amerikani nuk tha se ia kishte thënë Hashim Thaçi. Rubin u pyet edhe se çfarë lloj kërcënimesh i bëheshin Thaçit.
Pyetjet e panelit gjyqësor do të vazhdojnë edhe pas drekës.
“Nuk kam parë asnjëherë prova personalisht por nga ndonjë burim i veçantë që ai ishte i kërcënuar, Rambujeja ishte një lloj tensioni…disa ishin të vërteta e disa nuk ishin, ai ishte person i ri për mua dhe ishte e qartë për mua se pjesëtarë të tjerë të delegacionit amerikan thonin gjëra rreth UÇK-së apo shqiptarëve të Kosovës, UÇK-së dhe kjo ishte përvoja ime që isha i zhytur në këtë funksionim të brendshëm, dhe përpiqem të kujtoj që dikush nga ekipi im më tha që ai është i kërcënuar, apo dikush nga ekipi im më tha që ai është i frikësuar, dhe pastaj në këto raste bisedoja me të dhe përpiqeja të kuptoja se a ishte vërtetë apo jo, ai nuk më ka thënë asnjëherë që është kërcënuar… më kujtohet që më ka thënë një herë se e vështirë ishte për atë të hynte e dilte nga Kosova përmes maleve për mbrojtje, ishte një frikë e përgjithshme dhe kërcënimet kryesisht ishin nga forcat serbe”, u përgjigj Rubin, teksa shtoi se Thaçi i kishte thënë që po hynte e dilte nga Kosova përmes maleve.
Paraprakisht, në pyetjet shtesë të avokatit të Thaçit, Luka Misetiç, Rubin u pyet edhe sa i përket deklaratës së Albright që “një ndër arsyet për mos armatosjen e UÇK-së ishte që të mbahet uniteti i NATO-s”, për çka ai tha se “nuk ua thonim që nuk ju japim dot armë”.
“Përgjigja është konteksti, ne nuk donim që të tregonim atyre që nuk ekziston një organizim i mirë dhe nuk donim që t’iu thonim se arsyeja pse nuk duam të ju armatosim është që duhen vite të tëra që ju të merrni trajtën e duhur të një strukture ushtarake dhe që të merrni armë efektive. Sepse po t’iu thoje një gjë të tillë personave të cilët po luftonin me jetën e tyre në fushat e betejës për ditë ishte ofensive, ishte përulëse. Dhe ndonjëherë t’i përzgjedh një arsye që është më e thjesht që të përçohet dhe është më e lehtë për t’u kapërdirë apo për t’u pranuar nga bashkëbiseduesi se sa t’i thonim troç që ne nuk ja japim dot armë ju, ndërkohë që njerëzit po therren dhe po vdesin, sepse ju jeni të pa organizuar, nuk ua thonim dot një gjë të tillë… Ne bëmë gjykimin tonë më të mirë, kemi bërë një vlerësim sipas asaj që ne dinim ne në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh strukturën organizatave të UÇK-së, duke marrë parasysh aspektin e kontrollit dhe të komandës, që ne besonim që UÇK nuk e kishte, dhe një prej arsyejeve kryesore të kësaj gjëje ishte që nuk kishte një kontroll dhe komandë efektive të UÇK-së”, deklaroi Rubin.
Rubin tha se është i bindur që Thaçi nuk ishte drejtues ushtarak i UÇK-së, për çka tha se e kishte parë me sytë e tij përgjatë tri ditëve se si funksiononte hierarkia.
“Arsyeja pse jam kaq i bindur unë që ai nuk ishte drejtues ushtarak i UÇK-së është që unë vet e kam vënë re këtë gjë për tri ditë të plota, nuk është se më është krijuar përshtypja një çast, nuk është se më është krijuar përshtypja nga leximi i një artikulli apo një kabllogram, por e kam parë në mënyrë të vazhdueshme gjatë tre ditëve të plota. E kam parë, kam qenë dëshmitar i dinamikës së pushtetit ndërmjet tij dhe komandantëve të tjerë, e kam fjalën këtu për raportin e tij ndërmjet komandantëve të sektorëve. Dhe duke qenë se e kam parë me sytë e mi, kjo më tregoi se mua se çfarë pozicioni ose çfarë hierarkie ai kishte në sistem”, shtoi Rubin në Hagë.
Në pyetjet e avokatit mbrojtjes të Thaçit, Rubin tha se “gjykata është themeluar me kërkesë të liderëve evropianë dhe amerikanë”.
Misetiç: A jeni në dijeni të arsyes pse është krijuar kjo gjykatë, mbi çfarë baze, cilat janë akuzat fillestare për të cilat u kërkua krijimi i kësaj gjykate?
Rubin: Po.
Misetiç: A e dini ju se çfarë ka ndodhur me pretendimet e zotëri Marty në fund?
Rubin: Mendoj që nuk përfunduan asgjëkundi, nuk kishte asnjë zhvillim të këtyre aktakuzave të tij”, u përgjigj Rubin.
Në ditën e dytë të dëshmisë në Hagë, Rubin tha se “Hashim Thaçi ishte person i rëndësishëm dhe shqiptarët e Kosovës e kishin zgjedhur atë”.
“Ajo më thotë mua [Albright] që Thaçi është person me të cilin duhet të punoja, nuk do të thotë që ishte i vetmi person i rëndësishëm por ishte personi kryesor me të cilën duhet të punoja, se mendonin që të të tjerët nuk do të ishin kundër. Por, këto nuk mund t’i parashikosh asnjëherë, kështu që këto ishin thjesht përshtypje. Procesi nuk ishte shumë zyrtar, formal në vetevete. Unë po përpiqersha të thoja që ishte person i rëndësishëm, ishte person i domosdoshëm por s’ishte i vetmi, na duheshin të gjithë. Dhe ata e kishin zgjedhur atë si person të caktuar, shqiptarët e Kosovës e kishin zgjedhur atë. Personat duhet ta kuptojnë këtë, prandaj ne po punonim me atë, prandaj e konsideronim udhëheqësin atje, sepse ata e kishin zgjedhur atë”, u shpreh ai.
Gjatë ditës së sotme kanë përfunduar edhe pyetjet eZyrës së Prokurorit të Specializuar për ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë së tij ka shprehur shqetësimin e tij për procesin gjyqësor në Hagë.
“Kjo është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht”, deklaroi Rubin në gjykatore, gjatë dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Në ditën e dytë të dëshmisë, amerikani James Rubin ka treguar pikëpamjet për këto pesë vjet proces gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku tha se e shqetëson fakti që katërshja e UÇK-së janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. “Kjo nuk është drejtësi”, theksoi Rubin derisa u shpreh se i ka ditur zhvillimet në UÇK, meqë i ka parë nga afër krerët e saj gjatë luftës.