75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / MSH

Rubio, pas propozimit për zhvendosjen e banorëve të Gazës: Do të ishte e përkohshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se propozimi i presidentit Donald Trump, për të zhvendosur popullsinë e Gazës, do të ishte vetëm përkohësisht.

Trump ka propozuar një rilokim të miliona palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës, gjë që ka irrituar si OKB-në, ashtu edhe udhëheqësit arabë dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Rubio tha se propozimi i Trumpit nuk ishte armiqësor, por “një lëvizje bujare”, duke treguar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone.

Ai tha se ideja ishte që banorët e Gazës të largoheshin nga territori për një periudhë “të përkohshme”, ndërsa mbeturinat të pastroheshin dhe të bëhej rindërtimi.

Një ide e tillë i ka pëlqyer Izraelit, me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, që deklaroi se banorët e Gazës duhet të shijojnë lirinë, të dalin nga ai territor e të migrojnë.