75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / MSH1

Rubio, pas takimit me Osmanin: E falënderova atë dhe popullin e Kosovës…

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, nën margjinat e Bordit të Paqes.

Osmani dhe Rubio folën mbi perspektivat e dy shteteve dhe thellimin e bashëpunimit, shkruan IndeksOnline.

Në një reagim, Rubio u shpreh se e falënderoi Osmanin dhe popullin e Kosovës për angazhimin për paqen dhe stabilitetin duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

“U takova me presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Gjithashtu falënderova Presidenten Osmani për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza” shkroi Rubio.