75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 17 Gusht 2025 / F.R

Rubio: Rusia dhe Ukraina kërkojnë atë që nuk mund ta marrin

Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbante një fjalim në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dha një intervistë në SHBA ku foli për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rubio, i cili mori pjesë në samitin e organizuar nga Presidenti Trump me Vladimir Putin, theksoi se të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime të mëdha nëse synojnë një marrëveshje përfundimtare.

Ai shtoi se si Moska, ashtu edhe Kievi, po kërkojnë gjëra që, sipas tij, nuk janë të realizueshme, duke lënë të kuptohet se një zgjidhje e menjëhershme e luftës është e vështirë për t’u arritur.

Sekretari i Shtetit vuri në pah se një element thelbësor i çdo marrëveshjeje do të jetë patjetër diskutimi i garancive të sigurisë për Ukrainën.

Rubio gjithashtu deklaroi se SHBA-të kanë vërejtur zhvillime pozitive që justifikojnë organizimin e një takimi të ri me Presidentin Zelensky, për të avancuar më tej diskutimet mbi situatën aktuale.