21:46 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Rudari e quan “uzurpator” Bulliqin: Ka ndërtu shtëpi në pronë publike

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari e ka akuzuar kundër kandidatin e tij, Shpejtim Bulliqi se është uzurpator.

Rudari ka publikuar një dokument, ku thuhej se Shpejtim Bulliqi ka ndërtuar shtëpi në pronë publike, transmeton Indeksonline.

“Prona është familjare, është pronë qindra vjeçare, unë jam trashigimtarë”, ju kundërpërgjigjë Bulliqi, duke e quajtur analfabet Rudarin.

Tutje, Rudari tha se Bulliqi nuk jeton në Podujevë. “Ti jeton në Prishtinë, ti je turistë”, u shprehë ai në T7.

“Unë jam Shpejtim Bulliqi nga Podujeva, fshati Llugë”, ishte përgjigja e kandidati të LVV-së. /Indeksonline/