75 Mall Live Search
11:46 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rudari takon afaristët, premton plan për zhvillim ekonomik të Kosovës

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari ka zhvilluar një takim me afaristët.

Në takim, kandidati me numër 26 ka prezantuar planin për zhvillim ekonomik nga LDK-ja.

“Në takimin me afaristët në tregun me shumicë prezantuam planin për zhvillim ekonomik të LDK-së, plan i cili është hartuar nga ekspertët më të mirë që ka Kosova ku fokus të veçantë ka Fondin Investiv dhe mënyrat e mbledhjes së TVSH-së” ,shkruan Rudari në njoftim.