Rudi për dosjen e UNMIK-ut rreth vrasjes së Xhemail Mustafës: Qe 20 vjet drejtësia ka dështuar

Dokumente zyrtare të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, të siguruara nga Albanian Post, për disa vrasje të pasluftës në Kosovë dhe tentim-vrasje, e përfshijnë një ish-deputet të Kuvendit të Kosovës.
E lidhur me këto shkrime ka reagur kandidati nga LDK për deputet, Fetah Rudi. Ai thotë se këto detaje nuk janë një risi për të, por janë vetëm konfirmim i asaj që e kam thënë tash e 20 vite.
“Këto detaje nuk janë një risi për mua, këto janë vetëm konfirmim i asaj që e kam thenë tash e 20 vite. Unë atëherë, tash e gjithmonë do ta them vetëm të vërtetën. Është mëkat që tash e 20 vite, drejtësia ndërkombetare dhe ajo vendore, i dinë me detaje organizatoret e vrasësit të cilën bën vrasjet politike në Kosovë, dhe nuk ndërmorën asnjë hap për zbardhjen e tyre”, ka thën Rudi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Te dashur qytetare,
Sic edhe keni lexuar tanime, ne media te ndryshme eshte publikuar nje dosje e UNMIK-ut, e ne te cilen jepen detaje per vrasjen e Ekrem Rexhes –Drinit, Xhemail Mustafes dhe atentatin ndaj meje.
Ne baze te kesaj, organizatori dhe autoret, si dhe armet e perdorura ne te tri keto raste janë te njejte.
Keto detaje nuk jane nje risi per mua, keto jane vetem konfirmim i asaj qe e kam thene tash e 20 vite. Une atehere, tash e gjithmone do ta them vetem te verteten.
Eshte mekat qe tash e 20 vite, drejtesia nderkombetare dhe ajo vendore, i dine me detaje organizatoret e vrasesit te cilen ben vrasjet politike ne Kosove, dhe nuk ndermoren asnje hap per zbardhjen e tyre.
Edhe pse organet vendore i kane dite gjitha këto, ato jo qe moren diçka per t’i zbuluar e arrestuar, por ata i veshin me petkun e institucioneve.
Une cdo here kam qene i gatshem per bashkepunim me drejtesine, si ate nderkombetare edhe ate vendore, ne menyre qe atentati ndaj meje, dhe vrasjet tjera politike te zbulohen dhe autoret te marrin denimin e merituar.
Drejtesia nderkombetare ka deshtuar. Shteti i Kosoves ka deshtuar.
Tash shpresa e vetme per zbardhjen e vrasjeve politike eshte Gjykata Speciale, e cila shpresoj dhe besoj qe do ta bej nje gje te tille.
Edhe njehere, kjo dosje eshte konfirmim i asaj qe kam thene tash e 20 vite, organizatoret dhe vrasesit dihen me emer dhe mbiemer.
I juaji, Fetah Rudi.