Rudi Vata kritikon Sylvinhon: Ku e keni Mehmetin, pse nuk i shkoi ftesa lojtarit më të fortë pas Brojës sot për sot?!

Ish-legjenda e kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar trajnerin aktual të kuqezinjëve, Sylvinhon, rreth ftesave të futbollistëve, për ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorës.
Ai ka ngritur pikëpytje për mosftesën e Anis Mehmetit, i cili po kalon një sezon fantastik në kampionatin anglez, shkruan IndeksOnline.
”Djali luan në një ligë super të fortë ku luhet futboll burrash dhe tipik anglez i vjetër, aty ku shumë shqiptarë s’do të mund të luanin, madje bën diferencën me gola dhe asiste. Asnjë s’ka statistikat e tij edhe në kampionate të tjera, por ai nuk është te Shqipëria, për çfare arsye?!
Kujt i ka mbetur hatri me të, çfarë i ka bërë FSHF-së apo Sylvinhos?! Mos ndoshta trajneri i ka duart e lidhura. Këtu ka gjëra më të mëdha se sa kaq…”, ka deklaruar Rudi Vata në podcastin e Telesport./IndeksOnline/