Rudiger flet për incidentin ndaj Getafes: Nëse doja ta lëndoja, ai as nuk do të ngrihej
Veprimi i Antonio Rudigerit ndaj lojtarit të Getafes, Diego Rico ka marrë vëmendje.
Kjo pasi që gjermani, u përfshi në një incident ku shihej duke e shtypur lojtarin kundërshtar me gjurin e tij.
Për këtë ai reagoi për herë të parë, pas fjalëve të Diego Ricos.
“Diego Rico foli sikur doja ta vrisja atë, nuk tentoja ta godisja. Nëse doja ta lëndoja, ai as nuk do të ngrihej”, u shpreh Rudiger./IndeksOnline/

