75 Mall Live Search
18:30 / E Premte, 05 Korrik 2024 / Gj. Sh

Rudiger nuk luan në gjysëmfinale, nëse Gjermania eliminon Spanjën

Antionio Rudiger nuk do të luaj në ndeshjen gjysëmfinale të Kampionatit Evropian, nëse Gjermania e eliminon Spanjën.

Futbollisti i Real Madridit, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 14-të pas një ndërhyrje ndaj Dani Olmos, shkruan IndeksOnline.

Rudiger ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme të Gjermanisë.

Ky është një problem i madh për Julian Nagelsmann, pasi nuk mund të llogarisë në ndeshjen gjysëmfinale, nëse Gjermania sonte shënon fitore ndaj Spanjës./IndeksOnline/