75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 04 Tetor 2024 / G T

Rudigeri e dëshiron Saliba-n e Arsenalit te Real Madridi: Do ishte fantastike ta kemi në ekip!

Antonio Rudiger, futbollisti i Real Madridit ka bërë një intervistë për “InsideScoopHQ” dhe ka folur për mbrojtësin e Arsenalit, Saliba.

Rudiger e dëshiron lojtarin “topçi” t’i bashkohet klubit mbretëror në Spanjë, shkruan Indeksonline

“Nëse do dëshiroja një mbrojtës? Do thoja William Saliba.

“Jam i lumtur me Militaon, por ka shumë ndeshje kështu një rotacion me Saliban do ishte fantastike”, u shpreh Toni Rudiger.

Mbrojtësi 23-vjeçar po kalon momente fantastike tek Arsenali dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” është plotë 80 milionë euro./Indeksonline/