Rudina bën lëmsh rrjetin, ajo dhe Mark Frroku do të bëhen prindër?

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj shpesh kujdeset të jetë në krye të mediave rozë.
Kësaj radhe ka ndarë disa video duke u shprehur tejet e mërzitur, shkruan Indeksonline.

Pas publikimit të këtyre videove, ajo ka marrë mesazhe të shumta duke dyshuar fansat që ajo mund të jetë shtatzënë e për këtë arsye është kaq e ndjeshme.

Për të shuar kureshtjen, ajo ndau një imazh të barkut të saj duke larguar dyshimet.
‘Nuk jam shtatzënë. Jo, jo jo. Jam me dietë’, u shpreh ajo./Indeksonline/
