16:05 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / AR

Rudina Dembacaj i bën urimin më të ëmbël ish bashkëshortit

Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj përkundër që ka nisur lidhje të re dashurie me Mark Frrokun, ajo ka ruajtur një raport miqësor me ish bashkëshortin, Aleksin.

Dyshja kanë një vajzë bashkë, shkak i së cilës kalojnë kohë të shumta së bashku, shkruan Indeksonline.

Sot me rastin e ditëlindjes së tij, Rudina u kujdes që t’i bëj urimin më të bukur atij.

“Gëzuar ditëlindjen babo”, shkruajti ajo në imazhin në të cilin vogëlushja u shfaq krahë të atit./Indeksonline/