19:30 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Rudina Dembacaj zbulon mesazhet private me Mark Frrokun

Rudina ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me ish-deputetin ku tregohet fare qartë marrëdhënia e veçante që dyshja kanë me njëri-tjetrin.

Rudina i ka dërguar Markut një foto të kolegve tësaj duke drekuar ndërsa ajo vetë po merret me punë.

“Shokët e mi, janë të gjithë për drekë për qejf. Unë po punoj lart e poshtë, jopo që ta dish”– i shkruan aktorja partnerit.

Por përgjigja e Markut na i bëri të gjithëve sytë zemra duke treguar kështu sesa e vlerëson ai bashkëshorten e tij.

“O ti je bekim o zemër. Unë ta di edhe shumë biles”- u përgjigj ai.