15:55 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Rudina Magjistari thirrje për maskën: Mbajeni, që të shijojmë verën

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka dhënë një mesazh sensibilizues.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet me maskë në fytyrë, duke respektuar masat kundër Covid-19.

Rudina i ka bërë thirrje qytetarëve, që t’i vendosin maskat, në mënyrë që ta shijojnë verën që do të vijë.

“Mbani maskën, që të shijojmë verën që kemi përpara”, ka shkruar ajo.