Rudy Gobert, lojtari më i mirë defensivë në NBA

Qendra franceze e Utah Jazz, Rudy Gobert është zgjedhur si basketbollisti më i mirë defensivë i sezonit në NBA.
Kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit që Gobert e fiton këtë çmim, transmeton Indeksonline.
Gobert që disa vite është ndër basketbollistët më të dalluar në NBA.
“MVP” i këtij sezoni është zgjedhur, Nikola Jokic i Denver Nuggets./Indeksonline/