75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rugani do ti ofrohet Barcelonës për ta blerë nga Juventusi

Juventusi është ende duke u munduar që ta shes Daniele Ruganin, mbrojtësin e tyre 25-vjeçar.

Bianconerët nuk janë të bindur në ofertat e Romës dhe Monacos, dhe kështu po kërkojnë destinacione alternative për lojtarin.

 Për këtë arsye, sipas Tuttosport, Drejtori i Sportiv i Juventusit Fabio Paratici po planifikon një udhëtim në Spanjë javën e ardhshme për të ofruar Rugani te Barcelona.

Rugani është kontraktuar me klubin deri në vitin 2023, por Juventus duhet ende të shesë edhe disa lojtarë të tjerë para se të mbyllet dritarja e transferimit./Indeksonline/.