Rugani ‘hero’ i Juventusit, fiton ndaj Frosinones në ‘frymën e fundit’

Juventusi i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Bardhezinjët shënuan fitore si nikoqir ndaj Frosinones, me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A, shkruan IndeksOnline.
Juventusi e nisi shumë mir ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 3-të, me golin e Dusan Vlahovic.
Frosinone nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbyste rezultatin.
Walid Cheddira barazoi shifrat në minutën e 14-të, derisa Marco Brescianini i dha epërsinë skuadrës mysafire në minutën e 27-të.
Pesë minuta më vonë, Vlahovic shënoi përseri dhe barazoi rezultatin në 2-2.
Fitoren ‘Zonjës së vjetër” ja siguroi Daniele Rugani, i cili shënoi në 90+5.
Juventusi me këtë fitore e ”blindon” vendin e dytë në tabelë me 57-pikë, gjashtë më pak se Interi dhe pesë më shumë se Milani.
Në anën tjetër Frosinone renditet në vendin e 16-të, me 23 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/