Rugova kujton prindërit e vrarë 20 vjet më parë
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka kujtuar prindërit e tij në 20-vjetorin e vrasjes, përcjellë Indeksonline.
Përmes një statusi në Facebook, Rugova ka përkujtuar edhe familjarët e tjerë të vrarë nga serbët në Kaliqan të Istogut.
“Sot në 20 vjetorin e vrasjes, përkujtojmë me dashuri prindërit tanë Imer dhe Mihane Rugova. Po ashtu, përkujtojmë edhe familjarët tjerë që u vranë dhe u dogjën nga forcat pushtuese serbe, në të njëjtën ditë në fshatin Kaliqan të komunës së Istogut. Kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar ai. /Indeksonline/