Rugova-Lekajt: Zullumi këputet prej së trashi!
Një luftë virtuale e nisur dje nga ish-kryeministri, njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ministrit të Infrastrukturës që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po pasohet edhe nga bashkëpartiakë nga të dyja palët.
Kësaj radhe është deputeti i LDK-së Naser Rugova, i cili në orët e para të mëngjesit e bëri një shkrim në adresë të Lekajt, përcjellë Indeksonline.
Rugova, ndër të tjera i rekomandon Lekajt të merret me shtëpinë dhe oborrin e vet dhe jo me shtëpinë më të madhe dhe më të fortë në Kosovës, që sipas tij është LDK-ja.
Deputeti vazhdon edhe me fjalë të tjera duke i thënë se shumë shpejtë do t’iu vjen fundi, të cilën e pason me një shprehje popullore.
Ky është postimi i plotë i Rugovës:
Dr. Pali në vend se të merret me shtëpinë dhe oborrin e vet, po merret me shtëpinë më të madhe dhe më të fortë në Kosovë LDK-në.
Ja kanë lidhur në pranga mbi 20 zyrtarë, përfshi edhe dajët e shefave të tij, dhe 100 afera tjera që janë karakteristike e PAN qeverisë dhe prap kan moral me folë dhe me kritiku besa edhe me shitë mend! O tempora o mores!
Do ju vijë fundi së shpejti, do largoheni me turp, do të vjen një qeveri normale dhe do ju hapim krejt letrat! Kosova ka kaluar edhe sfida me të mëdha, por zullumi këputet prej së trashi thotë një fjalë e urtë popullore.