Rugovasit dhe lagja Dardania i jep përkrahje Rrustem Berishës dhe Ramush Haradinajt

Kandidati për kryetar të komunë së Pejës, nga AAK-ja, Rrustem Berisha ka marrë përkrahje nga rugovasit dhe banorët e lagjes “Dardania”, shkruan IndeksOnline.
Ai vizitoi këta banorë së bashku më kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Berisha u zotua se shqetësimet e tyre do të jenë pjesë e programit të tij qeverisës.

“Kisha nderin të vizitoj lagjen Dardania Komunës së Pejës.
Së bashku me Kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj dhe me kandidatët për Kuvend Komunal të kësaj lagje, diskutuam për brengat e shqetësimet dhe u zotova se kërkesat e tyre do të jenë pjesë e peogramit tim qeverisës.
Para banorëve të lagjës paraqita planprogramin tim për qeverisjen e ardhshme.
Aleancë me qytetarin! 121✅”, shkroi ai./IndeksOnline/
