20:16 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rugovasit i mbajnë shpresat në Haradinajn (Video)

Banorët e Rugovës, sa ishte në opozitë Ramush Haradinaj tani kryeministër u premtoj përkrahje, dhe se nuk do lejonin marrjen e 8 mijë hektarëve nga Mali i Zi, me marrëveshjen që e nënshkroi Hashim Thaçi.

Banorët e Haxhajve pranojnë se Haradinaj nuk i vizitoj më kurrë, por thonë se i besojnë atij për korrigjimin e kufirit.

Ani pse Qeveria e tij i ka dhënë dritën jeshile kësaj marrëveshje për të shkuar në Kuvend, ata insistojnë se do mbrojnë tokat e tyre me çdo kusht.

Në temperatura minus, e me borë, banorët u ngjitën deri në pikën e Haxhajve për të treguar kufirin.

Ata janë të bindur për pikat kufitare ani pse pranojnë se s’kanë dokumente, por thonë se një gjë të tillë e pranojnë edhe banorët malazez nëse ata pyeten.