Ruiz i’a morri 3 tituj Joshuas, e refuzon ndeshjen e revanshit?
Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është “mbreti” i ri ri i boksit në peshën e rëndë, duke bërë atë që asnjë patriot i tij nuk e kishte realizuar më parë.
Ai hodhi 4 herë në ring gjatë duelit të zhvilluar në New York britanikun Anthony Joshua dhe i rrëmbeu titujt kampionë bote, duke tronditur botën e sportit me këtë rezultat.
“Ndihem shkëlqyeshëm. Kjo ishte një fitore që e kasha ëndërruar gjithë jetën time. Kisha punuar shumë për këtë sfidë dhe ia dola mbanë. Nuk më besohet që ëndrra ime tani është realizuar. Unë nuk njoh limite, sipër meje është vetëm qielli”, u shpreh Andy Ruiz Jr pas fitimit të titullit kampion.
Kontrata e dy boksierëve parashikon revanshin, çka u përmend nga Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn në fund të duelit. Gjithsesi, duket se meksikani ka të tjera plane për të ardhmen. “Tani jam unë kampion bote dhe do të shoh edhe të tjera mundësi. Nuk e di nëse do ta zhvillojmë menjëherë revanzhin”, tha Ruiz Jr në konferencën për shtyp pas duelit, duke refuzuar një revansh të menjëhershëm.