Rukiqi: 1 miliardë euro dëmi i deritanishëm, deri në fundvit mund t’i humbim mbi 30 mijë vende të punës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se raporti i fundit i Bankës Botërore për Kosovën ka paralajmëruar tkurrje ekonomike prej 8.8%.
Rukiqi theksoi se deri tani janë 1 miliardë euro dëme në ekonominë kosovare, që nga shfaqja e vendeve të punës.
Madje ai tha se deri në fund të vitit me këtë trend të tkurrjes ekonomike, mund t’i humbim mbi 30 mijë vende të punës, transmeton Indeksonline.
“Të vetmit të paprekur nga kjo krizë në ekonomi, po mbesin ata që marrin vendim dhe familjarët e tyre të punësuar, gjithandej në institucionet publike”, shtoi ai./Indeksonline/