Rukiqi: E papranueshme ndërhyrja me Polici në ndërmarrje private

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se ndërhyrja me Polici, në një ndërmarrje private, tregon shumë për klimën e investimeve të huaja në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook ai thotë se këto ndërhyrje janë të papranueshme.
“Nderhyrja me polici, ne nje ndermarrje private, per me shume ne nje kompani qe eshte investim i huaj, tregon shume per klimen e investimeve ne vendin tone.
Ndermarrja ne fjale dhe investitoret duhet ta kene mundesine e mbrojtjes te investimit dhe prones ku kane investuar. Nderhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr te gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, jane te papranueshme dhe mund te sherbejne si presedan, jashtezakonisht negativ, per te ardhmen. Keto veprime duhet te ndalen”, ka shkruar ai./Indeksonline/