12:35 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Rukiqi: Java vendimtare, për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka komentuar situatën ekonomike pas karantinimit të shtatë komunave si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.

Ai në Facebook shkruan se kjo është java vendimtare, për mosdërgimin e ekonomisë në kolpas.

“Në rritje rezistenca për mbyllje nga bizneset, sidomos mbyllje pa e siguruar asnjë mbështetje financiare. Sot në mëngjes kam pranuar edhe dhjetëra thirrje nga sektorë të tjerë: Tregtia me pakicë, Qendrat tregtare, Ndërtimi, Transporti”

“Është javë vendimtare, për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tashti para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesa”, shkruan Rukiqi.