14:09 / E Diele, 19 Mars 2023 / LB

Rukiqi ‘godet”, Hekuran Muratin: Në mungesë të ndonjë suksesi në ekonomi, vazhdon manipulimin me grafikone

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se me qeveritë e kaluara duheshin 3 vjet për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliardë euro vlerë.

Rukiqi në Facebook ka shkruar se në mungesë të ndonjë suksesi në ekonomi, Murati po vazhdon manipulimin me grafikone.

Statusi i plotë pa ndërhyrje i Rukiqit:

Ministri i Financave, ne mungese te ndonje suksesi ne ekonomi, vazhdon manipulimin me grafikone.

E merr nje vit (vitin 2020), aspak me zhvillime te zakonshme, kur ekonomia ishte ne recesion, si pasoje e pandemise dhe mbylljes te nje pjese te rendesishme aktivitetit ekonomik dhe te njejtin e krahason me vitin 2021, kur kishte rritje te aktivitetit ekonomik, pasi qe ekonomia filloj te hapet dhe te kthehemi ne normalitet.

Te njejten e ben edhe ne krahasimin e vitit 2021 me vitin 2022. Te gjithe e dijme dhe po e perjetojme, rritjen rekorde te inflacionit, gjate vitit 2022, prandaj rritja e vleres ne ekonomi, ne vitin 2022, nuk eshte rezultat i ndonje performance me te mire te Qeverise, por rezultat i paster i rritjes te çmimeve.

Kohen qe e humbin me tendencen per te manipuluar, eshte me mire me e orientu, me zhvillu diçka te mire per kete vend.

#vetemanipulim