Rukiqi ironizon ministrin Murati: Do fitonte “Nobelin” për amatorizëm në ekonomi

Ish-deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e ironizuar atë për qasjen e tij ndaj buxhetit dhe investimeve publike.
Rukiqi shkruan se, nëse do të kishte një çmim “Nobel” për amatorizëm në ekonomi, ministri Murati do ta fitonte pa konkurrencë.
Ai kritikon faktin që mjetet e pambaruara të buxhetit – që sipas tij duhej të përdoreshin për shkolla, çerdhe, infrastrukturë dhe shëndetësi – janë mbajtur si “turshi dimri”, duke krijuar “fitim” përmes depozitave me interes minimal.
Ky reagim vjen pas komenteve të Muratit lidhur me performancën buxhetore dhe menaxhimin financiar të qeverisë.