14:36 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rukiqi: Java e ardhshme vendimtare për të shpëtuar ekonominë, rishikimi i buxhetit shpresa e fundit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se java tjetër do të jetë vendimtare për të shpëtuar ekonominë.

Ai ka numëruar ditën që kur Kosova zyrtarisht është përfshirë nga Covidi-19, duke thënë se as pas 123 ditësh, asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është implementuar në tërësi, transmeton IndeksOnline.

Sipas Rukiqit, rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra punëtorë e ndërmarrje të sektorit privat.

Postimi i plotë i tij: