11:55 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rukiqi kërkon nga Qeveria që të merret me problemet e bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka vizituar sot një kompani.

Vizita e tij po bëhet në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset, të cilat i  ka nisur që nga zgjedhja si kryetar i Odës.

Duke falënderuar pronarët e kompanisë, Rukiqi tha se aty u diskutuan problemet që lidhen  me tërë kompanitë që kanë fuqi punëtore të pakualifikuar, dhe jo vetëm me sektorin e importimit të derivateve me shumicë.

“Gjatë tërë bisedës ne nuk dëgjuam asnjë çështje që lidhet drejtpërdrejtë me ndonjë interes të kësaj kompanie, por ne i dëgjuam çështjet që janë problematike për çdo sektor, problemet e aftësisë të fuqisë punëtore, licencat, problemet me ligjet tatimore, problemet me mosfunksionimin e dikasterëve të qeverisë që kanë të bëjnë me ekonominë”, tha Rukiqi.

Me këtë rast kryetari i Odës  kërkoi nga Qeveria të merret seriozisht me këto probleme dhe të mos mbetet sikur ligji i naftës, që siç tha ai, kurrë nuk ka marrë format përfundimtar.