75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rukiqi: Ligji për Pagat krijon dallimin më të madh mes sektorit publik dhe privat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, BeratRukiqi, ka mbajtur sot konferencën e radhës për media ku foli për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe ndryshimet e fundit legjislative. Rukiq i shtjelloi dy tema që karakterizuan këtë periudhë përfshirë Ligjin për Pagat, buxhetin si dhe çështjen e taksës.

Ai theksoi se për sektorin privat është shqetësuese se si është arritur të alokohen 1.4 miliardë euro për paga dhe skema sociale. Një shpenzim i tillë nuk është fuqizues i rritjes ekonomike dhe krijon një dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, shtoi ai.

Rukiqi po ashtu foli për ndikimin e taksës 100% dhe prezantoi rezultatet e analizës që është bërë me 194 biznese ku është treguar ndikimi i taksës në rritjen e prodhimit dhe të shitjes. Rreth 55% e kompanive janë ndikuar direkt nga kjo masë. Ndikimin më të madh e ka ndjerë sektori i tregtisë dhe ai i prodhimit në vend. Si efekt dukshëm pozitiv dhe premtues paraqitet rritja e shitjeve përreth 49% të kompanive të anketuara. Rukiqi shtoi se gjatë kësaj periudhe është vërejtur gatishmëria e prodhuesve për të investuar.

Në fund Rukiqi ftoi bizneset anëtare të OEK-ut dhe jashtë saj që të shfrytëzojnë një mekanizëm kyç për mbrojtjen e interesave të bizneseve në raport me politikat për mes zyrës së komunitetit të biznesit cila ndodhet në Kuvend. Qëllimi i kësaj zyre është të fuqizoj dhe prezantoj biznesin në procesin legjislativ duke qenë se ka shumë ligje që kalojnë pa asnjë filtër dhe pastaj dëmin e paguan tatimpaguesit më të mëdhenj, bizneset.