16:22 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / AR

Rukiqi: OEK refuzon thirrjen e Serbisë për t’u vaksinuar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka njoftuar se kanë refuzuar thirrjen për vaksinim kundër Covid-19 nga Oda Ekonomike e Serbisë, shkruan Indeksonline.

Ai tha se ky progres i vendeve të rajonit janë edhe një alarm shtesë për të gjithë që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksinës.

Postimi i plotë:

Sot Oda Ekonomike e Serbiae, ka bere nje thirrje per vaksinimin e ndermarresve nga i gjithe rajoni i Ballkanit Perendimor, ne Beograd, pasi qe i kane siguruar 10000 vaksina nga AstraZenecca

Si Ode Ekonomike e Kosoves, kemi refuzuar kete thirrje per arsye parimore.

Ky rast dhe progresi qe kane vendet e rajonit me vaksinimin, jane edhe nje alarm shtese per te gjithe, qe te angazhohemi fuqishem ne sigurimin e vaksines. Bizneset tona jane te gatshme te perkrahin institucionet e vendit, ne kete proces dhe ne proces tjera qe na ndihmojne t’i japim fund krizes shendetsore.