75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 18 Gusht 2023 / S Z

Rukiqi pyet Kurtin: Kryeministër sa kat ka Dubrava ?

Pas aksionit të sotëm të Policisë e Prokurorisë ku u arrestuan tre persona të dyshuar për keqperdorim të rezervave shtetërore, ka reaguar dhe Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rukiqi e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se sa kat ka burgu i Dubravës, duke pohuar se 12 kat nuk do të mjaftojnë.

“Kryeministër, Sa kat Dubrava? Me gjasë, nuk mjafton 12”, ka shkruar Rukiqi në Facebook. /Indeksonline/