75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / S Z

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit në detyrë Hekuran Muratit, i cili ka deklaruar se ka rritje të qarkullimit të bizneseve, rritje të fitimit të korporatave dhe vendeve të punës.

Rukiqi ka thënë se Murati nuk po e tregon të vërtetën dhe se ai po vazhdon  të krahasojë një vit të pandemisë, me renie drastike të qarkullimit të bizneseve, me vite të tjera kur stabilizohet qarkullimi i bizneseve.

“Perndryshe kur po i tregon mërgatës, sa kanë me pagu tatim në pronë nga janari, nga rritja e tatimit në pronë pa asnje analize e pa asnje konsult”, ka thënë Rukiqi.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Qe pse nuk po e tregon të vërtetën Hekurani

– E para vazhdon me e krahasu nje vit të pandemisë, me rënie drastike të qarkullimit te bizneseve, me vite të tjera kur stabilizohet qarkullimi i bizneseve

– E dyta spo na tregon, qe rritja e fitimeve, vjen kryesisht nga fitimet e bankave dhe të kompanive që importojnë energji elektrike

– me 30 % inflacion normal që të rritet qarkullimi

Perndryshe kur po i tregon mërgatës, sa kanë me pagu tatim në pronë nga janari, nga rritja e tatimit në pronë pa asnjë analizë e pa asnjë konsultë.