Rukiqi: Rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenson as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës njoftoi për rritje të pagave.
Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është “hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik”.
Më tej anëtari i LDK-së ka thënë se rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenson as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve.
‘’Hajgare me dinjitetin e shërbyesve publikë. 55 euro rrritje në janar 2025, 110 euro rritje në korrik 2025. Në përqindje, vetëm 9.65% rritje në janar 2025, ndërsa 19.30% në korrik të vitit 2025. Të mos harrojmë, se rritja e çmimeve në 3 vjetët e fundit ka qenë 22.5%, pra rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenson as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve’’, ka shkruar Rukiqi.
Me ndryshimin që po vjen, në ditën e parë të qeverisjes, me Lumirin kryeministër, koeficienti bëhet 150, ka shtuar më tej anëtari i LDK-së./Indeksonline/