09:53 / E Martë, 05 Shtator 2023 / S Z

Rukiqi: VV po manipulon me shifra për Investimet e Huaja Direkte

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili tashmë është zyrtar i LDK-së, i ka quajtur manipulim dhe propagandë të VV-së, shifrat për Investimet e Huaja Direkte.

“Nje tjeter manipulim statistikor dhe me infografike nga zyra per propagande e Levizjes Vetevendosje. Kesaj rradhe me shifrat e Investimeve te Huaja Direkte, duke krahasuar te dhenat e çerekut të parë te vitit 2022, me te dhenat e çerekut te pare te vitit 2023, pra duke i perdorur per krahasim muajt te cilet ju kane konvenuar me shumë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Ndërsa ka thënë se një qeveri me përformancë të dobët në realizimin e investimeve kapitale, e cila dhe e ka përkeqësuar rejtingun e Kosovës për investime të jashtme, po manipulon me statistika të paqendrueshme.

.“Nje qeverie, me performancen me te dobet ne realizimin e investimeve kapitale, qe nuk ka arritur te nis asnje projekt te rendesishem per ekonomine e vendit, e per me shume e ka perkeqesuar rejtingun e Kosoves per investime te jashtme, duke prodhuar kriza te vazhdueshme, e vetmja rruge per te treguar ndonje “sukses”, eshte tentaviva per manipulim, me statistika te paqendrueshme dhe grafikone te hiperbolizuara. Kontributi me i rëndësishëm i këtij pushteti ne ekonomine e vendit jane prodhimi i videove propaganduese dhe infografikes me manipulime statistikore”, ka shkruar Rukiqi. .