75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Rumani: Digjet spitali ku po trajtoheshin pacientët me Covid19, vdesin 4 prej tyre

Të paktën katër njerëz vdiqën të premten pasi një zjarr shpërtheu në spitalin kryesor të Rumanisë që trajtonte pacientët Covid-19, thanë zyrtarët për AFP, transmeton IndeksOnline.

Tre pacientë u gjetën të vdekur në spitalin Matei Bals në Bukuresht dhe një i katërt vdiq pavarësisht përpjekjeve për reanimacion, u tha gazetarëve sekretari shtetëror i Ministrisë së Brendshme Raed Arafat.

Zjarri thuhet se shpërtheu në katin e parë rreth orës 5:00 të mëngjesit tha Orlando Schiopu, kreu i inspektoratit për situata emergjente.

Katër pavijone u prekën dhe 102 njerëz ishin evakuuar dhe transferuar në spitale të tjera, shtoi ai.

Rumania është ende duke u rikuperuar nga një tragjedi e ngjashme në nëntor, kur dhjetë njerëz që vuanin nga Covid-19 vdiqën në një zjarr në një njësi të kujdesit intensiv të një spitali në qytetin verilindor të Piatra Neamt.

Pesë të tjerë të plagosur në zjarr më vonë vdiqën nga plagët e tyre./IndeksOnline/