Rumania arreston kirurgun mashtrues, kishte thënë se ka diplomuar në Kosovë
Policia në Rumani, dje e dërgoi në mbajtje një shtetas të Italisë, i cili punonte si kirurg plastik në klinikat përreth Bukureshtit.
Policia në kufi arriti të arrestoj Matteo Politin, derisa po udhëtonte në një tren në kufirin rumun-hungarez të mërkurën herët, shkruan AP, transmeton Indeksonline.
Arsyeja e arrestimit ishte se Politi, 38 vjeç, që po përdorte emrin Matthew Mode, duke pretenduar se ishte nga Britania, kishte vepruar ilegalisht ne disa klinika private.
Autoritetet rumune të shëndetësisë, të cilët gjithashtu duhet të lëshojnë një leje të veçantë mjekëve, thonë se atij i është dhënë një leje pune në mars 2018 pasi ka dorëzuar një diplomë të rreme duke pretenduar se ai u kualifikua si doktor në Kosovë.