75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rumania nis dy avionë ushtarakë për të sjellë çadra dimërore në Shqipëri dhe një grup inxhinierësh

Rumania vazhdon të solidarizohet me Shqipërinë, sot nga Bukureshti janë nisur dy avionë ushtarakë për të sjellë çadra dimërore dhe pajisje të tjera që do t’ju vijnë në ndihmë familjeve, banesat e të cilave janë goditur nga tërmeti.

Gjithashtu qeveria rumune do të dërgojë një grup inxhinierësh për të bërë vlerësimin e ndërtesave, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë, la të vdekur 51 persona, deri sa qindra mbi 900 mbetën të lënduar.

Pa strehë kanë mbetur edhe qindra familje, ku një pjesë e tyre i janë kundërpërgjigur edhe thirrjeve të kosovarëve për strehim, vetëm në Kampin Gjerman në Prizren, ndodhen 500 persona./Indeksonline/