09:40 / E Enjte, 18 Maj 2023 / AR

Rumania shpenzoi mbi 380,000 euro për pjesëmarrjen në “Eurovision 2023”

Rumania shpenzoi më pak se 400,000 euro për pjesëmarrjen në “Eurovision Song Contest 2023” në Liverpool.

Libertatea raporton se transmetuesi rumun ka shpenzuar gjithsej 382,500 euro për pjesëmarrjen këtë vit, transmeton Indeksonline.

Totali përbëhet nga kostot e përzgjedhjes kombëtare, tarifa e pjesëmarrjes dhe kostot që lidhen me performancën në Liverpool.

Shpenzimi më i madh për TVR ishte tarifa e pjesëmarrjes prej 180,000 Euro për EBU e cila ndihmon në financimin e konkursit. Pas kësaj, 63,000 euro u shpenzuan për finalen e kombëtares rumune që zgjodhi Theodor Andrei për Liverpool. Zbërthimi i plotë i kostos është:

180,000 Euro – Tarifa e pjesëmarrjes

80,000 Euro – Inskenimi dhe kostot përkatëse për performancën në Liverpool

63,000 Euro – Përzgjedhja kombëtare për Eurovision Song Contest

25,000 Euro – Kostot e transmetimit në Rumani

23.500 Euro – Akomodimi në Liverpool

11,000 Euro – Transporti dhe shpenzime të tjera

Theodor Andrei përfaqësoi Rumaninë në Liverpool me “DGT (Off and on)”. Në gjysmëfinale ai shënoi 0 pikë nga publiku dhe juria duke u bërë i pari në historinë rumune të Eurovizionit që nuk arrin të shënojë asnjë pikë./Indeksonline/