Rummenigge flet për kontratën e ‘çmendur’ të Messit: Qesharake, te Bayerni s’e sheh as në ëndërr!

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur rreth situatës së Lionel Messit në gazetën italiane, Corriere.
Rummenigge përmes kësaj interviste tha se skuadra e Bayernit nuk është në garë për t’i siguruar shërbimet e Lionel Messit, shkruan IndeksOnline.
Sipas 65-vjeçarit Messi nuk ka shanse të nënshkruajë me klubin nga Bundesliga, duke u bazuar në kontratën e fundit që iu publikua yllit argjentinas në mediat spanjolle.
“Kam qeshur kur e kam parë kontratën e Messit me Barcelonën. Unë mund t’i them vetëm faleminderit, sepse te Bayerni nuk ka shanse ta marrë një kontratë të tillë astronomike. Mendoj se kjo situatë rreth këtyre pagave duhet të ndryshojë”, ka thënë Rummenigge.
Kujtojmë se Lionel Messi pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni dhe destinacioni i tij pritet të jetë Franca (Paris Saint-Germaini)./IndeksOnline/