75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / C E

Rummenigge: Haaland as që i afrohet nivelit të Lewandowskit

Robert Lewandowski është më i mirë se Erling Haaland, të paktën sipas drejtuesit të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

Pavarësisht dëmtimit të fundit të pësuar nga polaku, Rummenigge e shikon Lewan akoma në qendër të projektit të bavarezëve dhe ka larguar zërat që asin për një transferim të mundshëm të norvegjezit në Mynih.

Zërat për Haaland? Nuk e di nga vijnë këto zëra. Mund të them vetëm një gjë: kemi një futbollist të nivelit botëror në atë pozicion: Robert Lewandowski, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023”, ka thënë Rummenigge për Bild.

Jam i bindur se fundi i karrierës së tij është akoma shumë larg, duke parë sesi stërvitet dhe si kujdeset për trupin e tij. Robert është në kulmin e karrierës së tij dhe ka akoma shumë për të dhënë për Bayernin”, ka thënë numri një i klubit bavarez.