75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rummenigge: Të lumtur me Coutinhon, për blerjen do të vendosim…

Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho, po lë përshtypje shumë të mira te Bayerni i Mynihut, ku po luan i huazuar nga Barcelona.

Dëshmi për këtë janë fjalët e shefit ekzekutiv të klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, i cili në një intervistë me revistën prestigjioze “Kicker” rrëfeu se “Philippe është një lojtar me cilësi të madhe” dhe shtoi se “ai është një person shumë i sjellshëm dhe është integruar shumë mirë në klub. Ne jemi shumë të lumtur me operacionin që kemi arritur të mbyllim”.

I pyetur nëse Bayerni po planifikon ta ushtrojë mundësinë e blerjes së brazilianit, të rënë dakord me Barcelonën, Rummenigge tha qartë se “ne do të vendosim kur të vijë koha”.