75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rummenigge vjen në Kosovë vitin e ardhshëm

Qendra sportive trajnuese, AFF njoftoi sot se futbollisti i famshëm gjerman, Michael Rummenigge, do të vijë në Kosovë në muajin maj të vitit 2020.

Rummenige ishte lojtar i Bayern Munichut për gjashtë sezone gjatë periudhës 1982-1988 dhe i Borussia Dortmundit në periudhën 19988-1993.

Pas aventurës në Gjermani, ai shkoi në Japoni, atje ku liga profesionale e futbollit sapo ishte formuar duke luajtur për ekipin Urawa Red Diamonds, deri në 1995, ku u desh të pensionohej për shkak të një lëndimi.

Me anë të një postimi, kjo qendër tregoi informatat në lidhje me udhëtimin e Rummenigges në Kosovë./Indeksonline/