16:14 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Rummenigge zë vendin e Agnellit tek UEFA, Bayern Munchen kundërshtari kryesor i Superligës Evropiane

Karl Heinz Rummenigge ka zënë vendin e presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, raporton RMC Sport.

Agnelli tash është në bordin drejtues të Superligës Evropiane, transmeton Indeksonline.

Me këtë lëvizje veç bëhet e ditur që Bayern Munchen nuk do të bëhet pjesë e Superligës Evropiane.

Klubi gjerman pritet të jetë kundërshtari kryesor i Superligës Evropiane. Përveç Bayernit, edhe klubet tjera të mëdha gjermane si Dortmund e Leipzig kanë refuzuar të bëhen pjesë e Superligës Evropiane./Indeksonline/