09:15 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Rupert Grint thotë se do të kthehej te Harry Potter

Ai e bëri emrin e tij si magjistari i dashur Ron Weasley në ekskluzivitetin Harry Potter, të cilin ai luajti nga 2001-a deri më 2011.

Dhe Rupert Grint ka zbuluar se do t’ishte i lumtur të përsëriste rolin e tij pasi ai ka qenë gjithmonë “shumë i dashur” me karakterin.

Kur u pyet nëse ai do të mendonte të kthehej në këtë pjesë, aktori, 32, tha për ComicBook.com: “Unë nuk e di. Dua të them, kurrë mos thuaj kurrë. Unë kurrë nuk do të thoja, sbsolutisht jo”./Indeksonline