20:29 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rusët bartin arkivolin në një tren në metro

Një moment mjaft i cuditshëm është kapur në Rusi ku shihen dy burra rusë duke bartur një arkivol në një tren në metro.

Klipi tregon ata duke mbajtur arkivolin në stacionin Novokosino në kryeqytetin rus.

Dëshmitarët okularë thanë se ngarkesa e tyre ishte ‘e rëndë’ dhe ata duhej të ndalonin disa herë derisa e ngrinin atë.

Megjithatë, shërbimi i shtypit i metrosë më vonë shpjegoi se burrat nuk kishin shkelur ndonjë rregull dhe kishin paguar një pagesë shtesë për bartjen e “një sendi të rëndë” në tren. /IndeksOnline/