75 Mall Live Search
08:20 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Rusët godasin me raketë ndërtesën e Policisë në Kharkiv

Në mëngjesin e së mërkurës, ndërtesa e Policisë në qytetin ukrainas Kharkiv është goditur nga një raketë ruse.

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN, ndërtesa e Policisë është përfshirë nga zjarri.

Anton Geraschenko, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, thotë se ndërtesa që i takon Universitetit Karazin po ashtu është goditur nga një raketë.