Rusët hyjnë në Kharkiv, raportohet për luftime

Në qytetin e Kharkivit në Ukrainë raportohet të kenë filluar luftimet.
Sipas BBC, forcat ruse kanë hyrë në këtë qytet rreth një orë më parë, teksa luftimet po bëhen nëpër rrugët e qytetit.
Zyrtarët e Kharkiv këtë mëngjes kanë paralajmëruar vendasit që të qëndrojnë në strehimore dhe jashtë rrugëve.
Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi dhe video të dy automjeteve “Tiger” të Rusisë, duke u djegur.
Luftime të ashpra janë bërë edhe në Nova Kakhovka, kryetari i së cilës ka deklaruar se forcat ruse e kanë pushtuar qytetin.
Kryebashkiaku i Nova Kakhovkas, Volodymyr Kovalenko, thuhet se ka deklaruar qe trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.