Rusët manipulojnë një video të Zelenskyt, i vendosin kokainë në tavolinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë xhiron e rrjeteve sociale së fundmi.
Këtë herë, presidenti duket në një video të shpërndarë duke komunikuar me disa persona para kompjuterit të tij, ndërsa pranë tij shfaqet një sasi kokaine.
Këto pamje janë publikuar nga media pro ruse, por kanë rezultuar të rreme.
Në videon e manipuluar, një sasi e dukshme pluhuri i bardhë shihet pranë Zelenskyt teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk.
Nuk kaloi shumë kohë dhe u publikua video origjinale e Zelenskyt pa kokainë në tavolinë.